Maqedoni
Hetim kundër dy vëllezërve për tentim-vrasje në Shishevë
08.06.2026 09:00
Më 6 qershor, në afërsi të një auto-salloni në fshatin Shishevë, dy vëllezërit e moshës 43 dhe 44 vjeç..

Më 6 qershor, në afërsi të një auto-salloni në fshatin Shishevë, dy vëllezërit e moshës 43 dhe 44 vjeç, me dashje kanë tentuar t’i marrin jetën një personi, ndërsa me këtë kanë vënë në rrezik edhe jetën e dy personave të tjerë të dëmtuar.
Shkas për këtë ka qenë një incident i mëparshëm komunikacioni, në të cilin vëllai i të dëmtuarit dhe i dyshuari i parë, me automjetet e tyre, gjatë kalimit pranë njëri-tjetrit, janë prekur me pasqyrat anësore dhe kanë nisur një debat verbal.
I dyshuari e ka kapur për qafe dhe e ka kërcënuar, por dy dëshmitarë të ngjarjes kanë arritur ta qetësojnë situatën. I sulmuari e ka marrë bashkëshorten nga puna dhe e ka thirrur vëllain e tij për të kontrolluar nëse mund të kthehen të sigurt nga e njëjta rrugë. Në afërsi të vendit të incidentit të parë, në një nga shkurret, dy vëllezërit e dyshuar i kanë pritur të kalojnë me pistoleta.
I dyshuari i parë ka shkrepur dy plumba, me ç’rast e ka goditur vëllain e personit fillimisht të sulmuar në kokë, duke i shkaktuar lëndim tangjencial, ndërsa ka rrezikuar edhe dy personat e tjerë.
Duke qenë se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje, rrethana të veçanta që tregojnë se mund ta pengojnë hetimin duke ndikuar te dëshmitarët, si dhe rrethana të veçanta që e arsyetojnë frikën se mund ta përfundojnë veprën penale të tentuar, prokurori publik i dorëzoi gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit bashkëkryerës.
