Tërmet në Ohër

11.06.2026 12:17

Tërmet me magnitudë 3 ballë sipas shkallës Rihter...

Tërmet me magnitudë 3 ballë sipas shkallës Rihter u ndje këtë mëngjes në Ohër dhe Strugë.

Tërmeti u regjistrua në orën 5:36 të mëngjesit, njoftoi Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.
 
Epiqendra e tërmetit ishte në verilindje nga Pogradeci në Shqipëri dhe 57 kilometra në lindje të Elbasanit. 
 
Tërmeti u ndje nga banorët e qyteteve të Ohrit dhe Strugës, ndërsa nuk janë raportuar dëme materiale.