Zgjedhje së shpejti? Mickoski: Jemi të gatshëm për çfardo skenari
Kryeministri Hristijan Mickoski, njoftoi sot se së shpejti...

Kryeministri Hristijan Mickoski, njoftoi sot se së shpejti mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në vend. Ai tha se pavarësisht asaj se kjo qeveri preferon zgjedhje të rregullta, është politikisht e logjikshme që në pjesën e dytë të mandatit të përgaditet për çfarëdo skenari.
“Së shpejti, nga sot, jemi tashmë në gjysmën e dytë të mandatit tonë, do të kemi zgjedhje parlamentare, prandaj le të vendosin qytetarët midis atyre që grabitën, shkatërruan dhe kapitulluan Maqedoninë ose neve që ofrojmë një koncept të ri modern që bazohet në punë të palodhur dhe një betejë pa kompromis me argumente dhe një qëndrim për interesat kombëtare.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
LSDM: Mickoski ndryshon qëndrimet sipas interesave
LSDM-ja akuzon se Mickoski po ndryshon qëndrimet në varësi të interesave politike dhe ekonomike të momentit. Nga partia opozitare thonë se kryeministri për muaj të tërë ka insistuar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa tani flet për zgjedhje shumë të afërta.
“Për sa kohë kishte para dhe mundësi për të hyrë në borxhe, Mickoski pretendonte se nuk do të ketë zgjedhje. Tani, kur po u mbarojnë paratë dhe nuk mund ta ngarkojë shtetin dhe qytetarët me borxhe sa të dojë, papritur thotë se zgjedhjet janë ‘shumë afër’. Mickoski dhe banda e tij i frikësohen momentit kur nuk do të kenë më para për ta mbajtur pushtetin dhe për t’i vazhduar tenderët.”, - theksojnë nga LSDM, nga ku akuzojnë se VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski kanë ardhur në pushtet me premtime të parealizuara. (Ersan Pajaziti, TVM2)
