Kuvend, Katerina Zaјkovska zgjidhet anëtare e re e KShPK-së
11.06.2026 18:37
Me 56 vota “pro” dhe 1 “kundër”...

Me 56 vota “pro” dhe 1 “kundër”, Kuvendi zgjodhi Katеrina Zaјkovska nga Shkupi si anëtare të re të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila është ekonomiste e diplomuar dhe magjistre në kontabilitet, financa dhe revizion.
Vendi në KShPK ishte vakant pas dorëheqjes së Cveta Ristovskës, pas dyshimeve lidhur me mosdeklarimin e përfshirjes së një kompanie të familjarëve të saj në fushatën zgjedhore të Gordana Siljanovska Davkova.
