Të punësuarit në Klinikën e Fëmijëve, takim me ministrin Aliu për statusin dhe pagat

12.06.2026 19:20

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka pritur në takim...

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka pritur në takim dhjetëra të punësuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup pa status të zgjidhur punësimi, të cilët ankohen se nuk u janë dhënë pagat prej gjashtë muajsh.

Pas takimit, ministri Aliu tha se klinikat kanë nevojë për kuadro shëndetësore, por drejtorët në fillim të vitit duhet të bëjnë kërkesë te Ministria e Shëndetësisë, e cila e përcjell kërkesën te ajo e financave për definimin e buxhetit fiskal.

Aliu thotë se në rastin konkret nuk mund të bëhen pagesa të rrogave në mënyrë retroaktive, megjithëse mbetet i angazhuar për gjetjen e zgjidhjes në të mirë të këtyre të punësuarve. Por të punësuarit insistojnë për gjetjen e zgjidhjes, pasi thonë se të punësuarve me status të njëjtë në klinikat tjera u janë gjënë pagat.