Maqedoni
Parashikimi i motit
16.06.2026 11:11
Mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me periudha me diell...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperaturat do të jenë në intervalin prej 27 deri në 33 gradë, ndërsa në Shkup dhe rrethinë deri në rreth 31 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm. Pasdite, në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të motit jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
