Maqedoni

Regjistrimi në shkollë të mesme, afati i dytë do të fillojë të martën

22.06.2026 11:38

Të gjithë semimaturantët që nuk arritën të regjistrohen në shkollat e mesme gjatë afatit të parë u jepet një shans i ri për t’u regjistruar...

Të gjithë semimaturantët që nuk arritën të regjistrohen në shkollat e mesme gjatë afatit të parë u jepet një shans i ri për t’u regjistruar. 
 
Regjistrimi i dytë elektronik për regjistrim në shkollat e mesme për vitin shkollor 2026/2027 do të realizohet të martën, më 23 qershor. 
 
Menjëherë pas aplikimit online, nxënësit do të duhet të dorëzojnë dokumentet dhe certifikatat origjinale direkt në komisionet shkollore të mërkurën, më 24 qershor. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në të gjithë vendin janë të disponueshme gjithsej 11.882 vende të lira. Shumica e kapaciteteve të lira në klasa janë të destinuara për klasa në gjuhën maqedonase ku gjithsej janë 7.404 vende të lira. Ndërsa për paralelet në gjuhën shqipe ka gjithsej 4.002 vende të lira.
 
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në ato shkolla të mesme ku paraqitet një numër më i madh kandidatësh me një numër identik pikësh, do të organizohet një test shtesë kualifikimi më 29 qershor.