Ekonomi
KRrE: Ulen çmimet e derivateve të naftës për 6.61%
22.06.2026 13:13
Nga mesnata çmimi i dizelit dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri ulet për 7 denarë për litër....

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka vendosur të ulen çmimet e derivateve të naftës me një mesatare prej 6.61 për qind, krahasuar me vendimin e javës së kaluar. Sipas KRrE-së, ulja e çmimeve vjen si rezultat i uljes së çmimeve referente në tregjet botërore, ku benzina është liruar për mbi 8 për qind, ndërsa nafta dhe vaji ekstra i lehtë kanë shënuar rënie prej më shumë se 12 për qind.
Me vendimin e ri, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 3.5 denarë dhe do të shitet për 84 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 ulet për 4 denarë dhe do të kushtojë 86 denarë për litër. Ulje më të madhe shënon dizeli. Çmimi i EURODIZELIT dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri ulet për 7 denarë për litër. Kështu, dizeli do të shitet për 80.5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 79.5 denarë për litër.
Nga KRrE rikujtojnë se bëhet fjalë për çmime maksimale të lejuara, ndërsa kompanitë që tregtojnë derivate të naftës kanë mundësi t’i ofrojnë produktet edhe me çmime më të ulëta.
Nga data 23.06.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 84,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 86,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 80,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 79,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,291 (denarë/kilogram)
