Maqedoni
Qeveria, të martën do të shqyrtojë ribalancin e buxhetit
22.06.2026 15:31
Nesër në seancën e Qeverisë do të shqyrtohet ribalanci i Buxhetit....

Nesër në seancën e Qeverisë do të shqyrtohet ribalanci i Buxhetit. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska, ka paralajmëruar se me ribalancin parashihet korrigjim i rritjes së deficitit buxhetor.
"Plani është që nesër në seancën e Qeverisë, të shqyrtohet ribalanci i buxhetit. Ajo që mund të them në këtë moment është se do të kemi një korrigjim të caktuar në rritje të deficitit buxhetor. Për herë të parë do të kemi rritje të deficitit buxhetor si rezultat i nevojave të shtuara për financimin e shpenzimeve kapitale, përkatësisht investimeve kapitale, gjë që mendoj se është në përputhje me Ligjin për Buxhetin, andaj dhe është plotësisht e arsyeshme. Në të njëjtën kohë, do të ketë korrigjime edhe në anën e të hyrave, veçanërisht te akcizat, për shkak të të gjitha masave që kemi ndërmarrë gjatë periudhës së kaluar. Në përgjithësi, infrastruktura është fusha ku kemi rritjen më të madhe të shpenzimeve kapitale. Gjithashtu kemi rritje të shpenzimeve kapitale në Ministrinë e Mjedisit Jetësor, si dhe për projektet e IPA-s.", - deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.
