Maqedoni

BDI dhe VLEN shkëmbim akuzash për emrat e rrugëve në Tetovë

22.06.2026 16:54

Koalicioni VLEN dhe BDI kanë vazhduar me shkëmbimin e akuzave...

Koalicioni VLEN dhe BDI kanë vazhduar me shkëmbimin e akuzave rreth abrogimit të vendimit të Gjykatës kushtetuese për emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë.
 
“Ne sot jemi mbledhur këtu që t’i bëjmë një thirrje përfundimtare Komunës së Tetovës, që brenda dy apo tre ditëve të ardhshme të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme, një seancë urgjente, ku do të fillojë procedura për miratimin ose rimiratimin e vendimit, të cilin e ka abroguar Gjykata Kushtetuese, vendimin e vitit 2007 të sjellë nga Këshilli Komunal, i cili i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore konform ligjeve pozitive të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nëse Komuna e Tetovës do të shprehë gatishmëri që ta rimiratojë këtë vendim, të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme, do ta ketë mbështetjen e plotë të këshilltarëve tanë. Nëse Komuna e Tetovës do ta refuzojë thirrjen tonë të fundit të sotme për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme, atëherë ne do të konsiderojmë se Komuna e Tetovës është bashkëfajtore dhe bashkautore e këtij vendimi skandaloz të Gjykatës Kushtetuese.”, - deklaroi Bajram Rexhepi nga BDI.
 
“Vendimi i Kushtetueses është i orkestruar pikërisht nga ata të cilët duan të sjellin tensione ndëretnike. BDI ka pasur 20 vite pushtet për t’i rregulluar të gjitha punët tjera, përfshirë edhe ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve apo institucioneve tjera, por fatkeqësisht nuk i kanë bërë deri tani. Një vendim të cilin ata e kanë marrë në vitin 2007 nuk e kanë çuar deri në fund, pasi është dashur ta miratojë Qeveria. Ata kanë qenë në pushtet gjatë gjithë këtyre viteve dhe aspak nuk kanë punuar në këtë drejtim.”, - theksoi Albion Alili nga VLEN.