Maqedoni
Maqedonia bëhet pjesë e EU4Health, programit më të madh shëndetësor të BE-së
26.06.2026 14:14
Aliu njoftoi se RMV-ja zyrtarisht i bashkohet programit EU4Health...

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se RMV-ja zyrtarisht i bashkohet programit EU4Health – programit më të madh të Bashkimit Evropian në fushën e shëndetësisë, duke hapur mundësi të reja për financimin e projekteve, modernizimin e sistemit shëndetësor dhe forcimin e shërbimeve shëndetësore. Ai thekson se marrëveshja për pjesëmarrjen e shtetit në program është nënshkruar në Bruksel, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm drejt harmonizimit të sistemit shëndetësor maqedonas me standardet evropiane.
“Me nënshkrimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e RMV-së në programin EU4Health, bëhet fjalë për një program më të madh të BE-së në fushën e shëndetësisë, ndërsa anëtarësimi i vendit tonë përfaqëson një konfirmim të fortë të perspektivës evropiane të shtetit dhe të besimit në reformat që po zbatojmë në shëndetësi.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Ministri Aziri potencoi se programi do t’u mundësojë institucioneve të vendit të kenë partneritet me institucione nga vendet anëtare të BE-së dhe shtetet e tjera pjesëmarrëse.
“EU4Health është një program me buxhet operacional prej 4.4 miliardë eurosh. Me anëtarësimin në këtë program, Maqedonia fiton mundësinë të marrë pjesë në thirrje, në grante, në prokurime publike, veprime të përbashkëta dhe partneritete me vendet evropiane. Marrëveshja parashikon përjashtim nga TVSh-ja, doganat dhe detyrimet tjera fiskale për mallrat dhe shërbimet e financuara mes këtij programi.”, - theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Sipas ministrit, fondet do të mund të shfrytëzohen për projekte në fushën e shëndetësisë digjitale, parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve, programeve të skriningut, onkologjisë, shëndetit kardiovaskular dhe atij mendor, përgatitjes ndaj krizave shëndetësore, përmirësimit të qasjes në barna dhe produkte mjekësore, si dhe për fuqizimin e kuadrit shëndetësor.
VLORA LATIFI TOPOJANI
