Maqedoni

Dita Informuese LIFE në Gostivar: Hoxha dhe Rokas promovuan mundësitë e reja

26.06.2026 15:49

Në Gostivar u mbajt Dita Informuese kushtuar programit LIFE – instrumentit kryesor financiar të Bashkimit Evropian...

Në Gostivar u mbajt Dita Informuese kushtuar programit LIFE – instrumentit kryesor financiar të Bashkimit Evropian për mbështetjen e projekteve në fushat e mjedisit jetësor, ndryshimeve klimatike, mbrojtjes së natyrës dhe energjisë së pastër.
 
Ky aktivitet u organizua nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe Komunën e Gostivarit. Në fjalën e tij, ministri Hoxha theksoi se vendi ynë është i pari në rajon që ka nënshkruar Marrëveshjen për pjesëmarrje në programin LIFE, gjë që ka hapur mundësi të reja për mbështetje financiare dhe teknike për projektet që lidhen me mjedisin dhe ndryshimet klimatike.
 
Nga Komuna e Gostivarit thonë se gjatë takimit u diskutua mbi projektet aktuale dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit, avancimin e standardeve evropiane në nivel lokal, si dhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Bashkimi Evropian vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit lokal përmes programeve dhe investimeve që kontribuojnë në një të ardhme më të qëndrueshme dhe më cilësore për qytetarët tanë, thuhet në kumtesën e Komunës së Gostivarit.