Ekonomi

Sot priten çmime të reja të derivateve të naftës

29.06.2026 09:01

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot pritet t'i publikojë çmimet e reja të benzinës dhe naftës....

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot pritet t'i publikojë çmimet e reja të benzinës dhe naftës. Javën e kaluar u ulën çmimet e të gjitha llojeve të derivateve.
 
Eurosuper BS-95 u lirua për 3,5 denarë dhe shitet me 84 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 u ul për 4 denarë dhe kushton 86 denarë për litër. Ulja më e madhe ishte te nafta, e cila u lirua për 7 denarë për litër dhe tani kushton 80,5 denarë.
 
Nga Qeveria thonë se vendi ka çmimet më të ulëta të derivateve të naftës në rajon.