Maqedoni
Tërmet me magnitudë rreth 3 ballë u ndje në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit
29.06.2026 09:27
Pak minuta pas mesnatës është ndjerë një tërmet me epiqendër në rajonin Tetovë–Gostivar....

Pak minuta pas mesnatës është ndjerë një tërmet me epiqendër në rajonin Tetovë–Gostivar.
Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, në orën 00:06 është regjistruar një tërmet me epiqendër në rajonin Tetovë–Gostivar, me magnitudë lokale prej 3.0 sipas shkallës Rihter.
Sipas të dhënave të deritanishme të observatorit, tërmeti është ndjerë nga banorët e Gostivarit, Tetovës dhe rrethinës, me intensitet prej III shkallësh sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.
