Maqedoni
IShP - Maqedoni: Të respektohen masat mbrojtëse nga temperatura
29.06.2026 11:33
IShP-ja me rekomandime për mbrojtje nga moti i nxehtë...

Për shkak të njoftimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për temperaturat maksimale ditore të larta të pritura nga 26 qershori 2026 deri më 30 qershor 2026, Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për respektimin e masave mbrojtëse dhe paraprake gjatë temperaturave të larta.
“Kur trupi nxehet shumë ose ka probleme me balancimin e temperaturës së tij, kjo mund të çojë në ndjenja dobësie, gojë të thatë, marramendje, të përziera, djersitje të tepërt, lëkurë të thatë, dhimbje barku. Ndërsa e ashtuquajtura “goditje nga dielli” përkeqësohet, mund të shfaqen edhe simptomat si ndërprerje e djersitjes, lëkurë jashtëzakonisht e nxehtë, konfuzion, marramendje, rrahje të shpejta të zemrës, si dhe vështirësi në frymëmarrje. Kategoritë më të prekura janë personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët, punëtorët në natyrë, si dhe personat me sëmundje kronike. Rekomandohet që gjatë temperaturave të larta nga ora 11:00 deri në orën 17:00 të shmanget ekspozimi në ambiente të hapura.”, thonë nga IShP.
