Ekonomi
Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës
29.06.2026 13:13
Çmimi i dizelit ulet ndërsa ai i benzinave rritet...

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,27 % në raport me vendimin e datës 22.06.2026.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 denarë për litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,796 den/kg dhe tani do jet 41,495 denarë për kilogram.
Nga data 30.06.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 84,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 86,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 80,00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 79,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 41,495 (denarë/kilogram)
