Chelsea ofron 8 mln £ për Xhakën, por Sunderland i refuzon

29.06.2026 14:18

Transferimi i Granit Xhakës në “Stamford Bridge” do të jetë një proces, i cili pritet që të zgjasë pasi dy klubet janë shumë larg njëri-tjetrit....

Transferimi i Granit Xhakës në “Stamford Bridge” do të jetë një proces, i cili pritet që të zgjasë pasi dy klubet janë shumë larg njëri-tjetrit. Në njërën anë ekipi i “Stamford Bridge”, i bindur se ka akordin me lojtarin, ka nisur një ofertë shumë të ulët. Kjo ka bërë që qëndrimi i Sunderland-it, të jetë disi drastik. “Macet e zeza” janë në kushte komode negociatash, pasi Xhaka ka një kontratë afatgjatë.
 
Sunderland ka inofrmuar Chelsea-n se oferta prej 8 milionë paundësh nuk do të konsiderohet madje e cilësojnë si të papranueshme. Sunderland pritet që të arkëtojë shifra të rëndësishme për 33-vjeçarin, i cili konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e projektit të ri të Xabi Alonso-s. Sunderland ka njoftuar ekipin e Stamford Bridge se nuk heq dorë nga shërbimet e Xhakës për asnjë çmim.