Mickoski: Analizohen produkte për shportën e konsumit
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski thotë se është personalisht i angazhuar...

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski thotë se është personalisht i angazhuar në identifikimin e 600 deri në 700 produkteve që përfshihen në statistikat për krijimin e shportave të konsumit.
Sipas tij, Maqedonia e Veriut sipas eurostat-it ka shportën më të lirë të konsumit, teksa konsideron se kjo nuk është e mjaftueshme dhe Qeveria, sipas tij, po punon për metodologjinë për çmimet e produkteve ushqimore bazë.
“Eurostati doli me një parametër që thotë se shporta bazë e konsumatorit në Maqedoni është padyshim më e lira në Evropë, diku rreth 49.7 për qind e mesatares evropiane. A është kjo e mjaftueshme, jo, por i hedh poshtë të gjithë ata që nuk duan që ky vend të ketë sukses dhe që nuk duan ta shohin Maqedoninë krenare dhe të përparuar dhe që praktikisht janë të gjitha ato gjuhë të liga që krijojnë një atmosferë të keqe në shoqëri dhe të dhëna të tilla i hedhin poshtë ata elementë antishtetërorë në Maqedoni. Do të shkojmë direkt tek ata nëse është e nevojshme faturë pas fature, me produkte një nga një, do të analizojmë se ku mund të rrisim dhe si mund të rrisim, në mënyrë që ky të jetë një operacion i plotë që unë personalisht e drejtoj dhe pres të ketë rezultate shumë shpejt.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
