Maqedoni
Zjarr pranë një depoje në Shuto Orizare
30.06.2026 12:36
Një depo në Shuto Orizarë është përfshirë nga zjarri flakët e të cilit kërcënojnë të përfshijnë edhe shtëpitë për rreth....

Një depo në Shuto Orizarë është përfshirë nga zjarri flakët e të cilit kërcënojnë të përfshijnë edhe shtëpitë për rreth. Ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit janë dërguar në vendngjarje.
Tymi nga zjarri është i dukshëm nga disa vende në kryeqytet. Raporti për zjarrin është marrë përmes numrit të vetëm të emergjencës 112.
"Bari i thatë po digjet dhe zjarri po përhapet në shtëpitë përreth.", theksuan nga QMK.
Aktualisht nuk ka informacion zyrtar se çfarë e shkaktoi shpërthimin e tij. Shërbimet kompetente janë në terren dhe po punojnë për lokalizimin e zjarrit.
