Maqedoni
Nis ndalesa e lëvizjes në zonat pyjore
01.07.2026 11:11
Nga sot deri më 31 gusht hyn në fuqi ndalesa e plotë e lëvizjes në pyje dhe në tokat pyjore...

Nga sot deri më 31 gusht hyn në fuqi ndalesa e plotë e lëvizjes në pyje dhe në tokat pyjore, masë që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e vendos për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret në pyje.
Bujqit dhe blegtorët u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të veçantë, ndërsa për ata që shkelin ndalesën parashikohen gjoba të larta, nga 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë me denarë.
Gjatë kësaj periudhe, lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me leje me shkrim të lëshuar nga njësitë e “Pyjeve Kombëtare”, përkatësisht nga parqet kombëtare, secili për zonën që administron.
