Kryeparlamentari Gashi uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë: Forcojmë bashkëpunimin tonë edhe më tej
04.07.2026 12:44
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi...

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rolin e SHBA-së në mbështetjen e proceseve demokratike dhe euroatlantike të vendit.
Përmes një mesazhi urimi, Gashi shprehu urimet e tij për popullin amerikan dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara.
"Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpreh urimet e mia më të përzemërta popullit amerikan dhe institucioneve të tij, duke u dëshiruar paqe, përparim dhe mirëqenie”, theksoi Gashi.
Ai nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i vlerëson lart raportet me SHBA-në, duke i cilësuar ato si një miqësi të qëndrueshme dhe partneritet strategjik.
“Mbështetja e vazhdueshme amerikane për zhvillimin tonë demokratik, integrimin euroatlantik dhe stabilitetin rajonal mbetet me rëndësi të veçantë”, deklaroi ai.
