Debati për votimin e Diasporës, Mickoski: LSDM bllokon nga frika e humbjes politike
VMRO-DPMNE mbetet në qëndrim...

VMRO-DPMNE mbetet në qëndrim se lidhur me rrumbullakësimin e kodit zgjedhor do të pranojë të jetë pozitiv në kërkesat e opozitës maqedonase përpos që këmbëngul që diaspora të jetë pjesë e votimit të zgjedhjeve të ardhshme, gjegjësisht ne zgjedhjet vijuese presidenciale.
Shton se opozita, konkretisht LSDM druan nga ky modalitet votimi për arsye se parandjen edhe një humbje politike.
“LSDM dhe partia politike ‘E majta’ nuk duan të lejojnë që diaspora të votojë në vëllim më të madh. Këtë duhet patjetër ta di oponioni dhe diaspora. Lamë hapsirë që kjo të jetë në zgjedhjet presidenciale 2029. Ata dalin në opinion dhe thonë: VMRO-DPMNE dëshiron që të na i vjedhë zgjedhjet, që do të thotë se ata që tani e dinë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të jenë para vitit 2029 do të përjetojnë edhe një debakël humbës politik. Në rregull, ata kanë mentalitet të tillë humbës dhe është problem i tyre. Por problemi ynë është që të organizojmë zgjedhje që do të jenë kredibile ashtu siç ishin zgjedhjet lokale, do të thoja sipas modelit skandinav. Ashtu planifikojmë derisa ne jemi qeveri, derisa jemi përgjejgës së bashku me KSHZ-në, ti organizojmë zgjedhjet.” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
I pyetur nëse ka gjasa të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, marrë parasysh se anketat e fundit e nxjerrin VMRO-DPMNE-në, në epërsi, kryeministri Hristijan Mickoski, tha se si pushtet synojnë mandat të plotë katërvjeçar, por që nëse paraqitet nevoja, si parti janë të gatshëm për zgjedhje.
“Ne synojmë një mandat të plotë, domethënë katër vjet. Tani, nëse ka forca politike dhe një shumicë në Parlament, VMRO-DPMNE është gati të shkojë në zgjedhje në çdo kohë” – tha Mickoski.
Ndërkohë LSDM vazhdimisht mbron tezën se qëndrimet e tyre lidhur me Kodin Zgjedhor të propozuar janë të qarta, të argumentuara dhe të orientuara drejt garantimit të një procesi zgjedhor të barabartë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët, duke theksuar se LSDM-ja nuk do të lejojë vjedhje zgjedhore.
Socialdemokratët ngritën pyetje kyçe se pse Qeveria propozon rregulla të ndryshme për votimin e qytetarëve që jetojnë në vend dhe atyre që jetojnë në diasporë, rrjedhimisht për ta është jotransparante se duhet të ketë mënyrë të ndryshme votimi për diasporën dhe, krahasuar me ata që jetojnë këtu. Më saktësisht, jo e drejtë për LSDM-së është ajo se qytetarët këtu duhet të lënë gjurmën e gishtit gjatë votimit ndërsa diaspora të votojë elektronikisht ose me postë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
