Regjistrohen dy raste me ethet e Nilit Perëndimor, Cana: Pacientët po ndiqen, s’ka arsye për shqetësim

04.07.2026 19:58

Në laboratorët e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive...

Në laboratorët e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive janë regjistruar dy raste të etheve të Nilit Perëndimor. I kontaktuar nga TVM2 drejtori i klinikës, Fadil Cana, thotë se dy pacientët janë të shtruar në spital dhe ndodhen nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore, si dhe  trajtohen sipas rekomandimeve bashkëkohore mjekësore.

Cana shton se për gjendjen e tyre të mëtjeme dhe informacione shtesë institucioni shëndetësor që menaxhon ai do të njoftojë me kohë.

“Aktualisht në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtruar dy pacientë me infeksion të konfirmuar laboratikisht nga virusi i Nilit Perëndimor. Të dy pacientët janë nën mbikqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe marrin trajtim simptomatik dhe mbështetës sipas të gjitha protokoleve bashkëkohore. Tash për tash gjendja e pacientëve është stabile dhe nëse ka ndonjë ndryshim, normalisht në mënyrë plotësuese do të prononcohemi si institucion.” – tha Drejtori i Klinikës Universitare për sëmundje infektive, Fadil Cana.

Ndërkohë Cana me apel për qytetarët që t’u përmbahen këshillave mjekësore të pubikuara në faqet e internetit të institutit publik.

“Mund të them atë që u tangon qytetarëve që të respektojnë të gjitha masat për mbrojtje nga pickimet e mushkonjave, veçanërisht gjatë periudhës së verës. Aspak nuk ka nevojë për shqetësim pasi që situata është në kontroll dhe mund të thuhet që kujdesi duhet të jetë më i madh, se do më shumë vëmendje,  pasi që nuk bisedohet për ndonjë sëmundje të cilën nuk e njohin, por për atë arsye që është virus dhe nuk ka trajtim specifik, masat e kujdesit duhet të jenë në nivel pak më të lartë.” – u shpreh Drejtori i Klinikës Universitare për sëmundje infektive, Fadil Cana.

Ethet e Nilit Perëndimor janë një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor, ndërkaq përcjellet përmes pickimit të mushkonjave.

Shumica e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma ose kanë një formë të lehtë të sëmundjes, ndërsa te një numër i vogël pacientësh, veçanërisht te të moshuarit dhe personat me sistem imunitar të dobësuar, mund të zhvillohen komplikimet neurologjike. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)