Situata me zjarret, dy aktive, një nën kontroll dhe gjashtë të shuar plotësisht
Në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 9 zjarre...

Në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 9 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilëve 2 janë aktive, 1 është nën kontroll, ndërsa 6 janë shuar.
Zjarre aktive evidentohen në Komunën e Staro Nagoriçanit me vegjetacion të ulët dhe fushë të korrur, dhe tjetri në komunën e Sveti Nikollës, ndërmjet fshatrave Cërnilishtë dhe Saramzalino, pranë rrugës Veles–Shtip, rajon me vegjetacion të ulët, bar i thatë dhe vreshta.
Zjarr nën kontroll regjistorhet në Komunën e Brodit - fshati Belicë me bar të thatë dhe shtresë gjethesh të thata, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim për TMV njoftojnë se zjarrëfikësit lokalë janë në terren dhe angazhohen që këto zjarre të vogla të mos zgjerohen në hapsirë dhe territor më të madh
“Zjarrëfikësit lokaë punojnë në shuarrjen e këtyre zjarreve dhe pres që këto të vihen në kontroll dhe më pas edhe të shuhen. Qëllimi ynë është që në koto zjarre relativisht të vogla dhe në fazën e hershme të kemi kujdes të madh sepse zjarret më të mëdhaja kanë filluar kështu sikur këto zjarre të vogla.” – tha Stojançe Angellov nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Sipas Qendrës për Menaxhim me kriza edhe gjashtë zjarre të tjera janë shuar edhe ato në komunën e Strumicës, Komunën e Vallandovës, komunën e Pehçevës, në drejtim të fshatit Umlenë, vende kryesisht me vegjetacion të ulët dhe bar i thatë.
Një vatër zjarri është izoluar edhe në Komunën e Prilepit dhe një në një lagje të Kumanovës. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
