Mucunski në Katar, nënshkruhen tre marrëveshje bashkëpunimi
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski...

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, gjatë vizitës dyditore në Shtetin e Katarit, zhvilloi takim me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, sheikun Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, në të cilin u konfirmua përkushtimi i përbashkët për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.
Në takim u vlerësua se marrëdhëniet mes dy shteteve janë në nivel të lartë, ndërsa theks i veçantë u vendos në intensifikimin e dialogut politik, bashkëpunimin ekonomik dhe investues si fusha kyçe për zhvillimin e ardhshëm të partneritetit.
Gjatë vizitës, Mucunski u takua edhe me ministrin shtetëror për Punët e Jashtme të Katarit, Sultan bin Saad Al-Muraikhi.
Pas bisedimeve u nënshkruan tre dokumente – Marrëveshje për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale, Memorandum për vendosjen e konsultimeve politike dhe Memorandum për bashkëpunim në fushën e edukimit diplomatik.
Ministria vlerëson se me nënshkrimin e këtyre dokumenteve krijohet një kornizë shtesë institucionale për forcimin e marrëdhënieve politike dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët mes Maqedonisë së Veriut dhe Katarit.
