Kisela Vodë, shpërthen zjarr i madh në një objekt deposh

05.07.2026 18:13

Një zjarr i madh shpërtheu pasditen e sotme....

Një zjarr i madh shpërtheu pasditen e sotme në një objekt magazinimi në Bulevardin Jugor, në lagjen Kisela Vodë të Shkupit. Për shkak të ndërhyrjes së ekipeve në terren, në një pjesë të lagjes janë ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe me ujë.

Një re e dendur tymi të zi ishte e dukshme nga shumë pjesë të Shkupit, ndërsa në vendngjarje po ndërhyjnë ekipet e Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

Autoritetet kompetente deri më tani nuk kanë dhënë informacione për persona të lënduar apo për shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Më shumë detaje priten pas përfundimit të ndërhyrjes së ekipeve të zjarrfikësve.