A do të ketë marrëveshje për Kodin Zgjedhor? Sot takim i ri në Kuvend

06.07.2026 11:34

Partitë parlamentare sot do të bëjnë një përpjekje...

Partitë parlamentare sot do të bëjnë një përpjekje të re për harmonizimin e qëndrimeve rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Çështjet kryesore për të cilat ende ka dallime janë votimi i diasporës, një njësi zgjedhore dhe financimi i partive më të vogla.

Debati më i madh aktualisht zhvillohet rreth mënyrës së votimit të diasporës. LSDM-ja opozitare paralajmëron mundësi për manipulime zgjedhore, ndërsa VMRO-DPMNE pranon që, nëse votimi nuk realizohet në mënyrë elektronike, ai të bëhet përmes postës.
 
Nga Levica, ndërkaq, insistojnë në një njësi zgjedhore dhe në shfuqizimin e reklamimit të paguar politik, duke mohuar deklaratat se kërkesat e tyre janë pranuar plotësisht.
 
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pushteti është i gatshëm të pranojë kërkesat e partive të tjera, me qëllim që diasporës t’i mundësohet votimi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Megjithatë, ai tha se është gjithnjë e më pak optimist se do të arrihet marrëveshje, duke akuzuar LSDM-në dhe Levicën për qëndrime të radikalizuara.
 
Edhe euroambasadori Mihalis Rokas ka bërë thirrje për konsensus, duke theksuar se zgjidhja ligjore ka marrë vlerësim pozitiv nga ODIHR-i dhe Komisioni Evropian, ndërsa palët duhet të dakordohen për modalitetet.