Maqedoni
Në Kuvend takim i ri për arritjen e marrëveshjes për Kodin Zgjedhor
07.07.2026 11:47
Në Kuvend, sot do të mbahet një takim i ri i koordinatorëve dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor....

Në Kuvend, sot do të mbahet një takim i ri i koordinatorëve dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. VMRO-DPMNE pret qëndrimet e LSDM-së dhe BDI-së për propozimin për votimin me postë të diasporës, ndërsa ka paralajmëruar se është e gatshme të pranojë edhe një njësi të vetme zgjedhore.
Ndër çështjet që mbeten kontestuese janë financimi i fushatës zgjedhore, si dhe mënyra e votimit të diasporës. Në procedurë parlamentare ndodhen rreth 13.500 amendamente të dorëzuara nga LSDM-ja dhe Levica.
Nëse partitë arrijnë marrëveshje, LSDM-ja dhe Levica do t’i tërheqin amendamentet, duke zhbllokuar kështu procedurën për miratimin e ndryshimeve. Kodi Zgjedhor është pika e fundit nga obligimet reformuese që duhet të përmbushen brenda afatit të paraparë.
