Botërori 2026, Spanja eliminoi Portugalinë
Kampioni aktual evropian Spanja...

Kampioni aktual evropian Spanja, pa gol të pranuar ka kaluar në ¼ e finales së botërorit të futbollit, ndërsa fitoren minimale 1:0 ndaj Portugalisë, ia siguruan futbollistët e aktivizuar nga pankina.
Ferran Torres ishte asistues, ndërsa golashënues ishte Mikel Merino. Kështu spanjollët kanë vazhduar serinë e tyre pa gol të pranuar por edhe atë pa humbje.
Këta në Dallas erdhën deri tek shifra e 35 ndeshjeve që nuk kanë humbur me 26 fitore dhe 9 barazime. Trajneri spanjoll në pankinën e Portugalisë, Roberto Martinez nuk ja doli të bëhet trajneri i parë që ka eliminuar nga botërori përfaqësuesen e vendit prej nga vjen.
Ndoshta kjo ishte edhe ndeshja e fundit në një botëror për Kristiano Ronaldon, që mban rekordin e futbollistit më të moshuar që ka luajtur në eliminime dhe në të njëjtën fazë që ka shënuar gol. (Safet Ademi, TVM2)
