Martinez i dha lamtumirën Portugalisë
Pas humbjes nga Spanja me rezultatin 1–0...

Pas humbjes nga Spanja me rezultatin 1–0 në fazën e 1/8 së finales të Kampionatit Botëror, përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martínez, konfirmoi se do të largohet nga drejtimi i kombëtares.
"Po, kjo ishte ndeshja ime e fundit në stolin e Portugalisë", deklaroi 52-vjeçari spanjoll, i cili e drejtoi përfaqësuesen portugeze që nga viti 2023.
Martínez mori drejtimin e Portugalisë pas Kampionatit Botëror të vitit 2022. Nën udhëheqjen e tij, Portugalia arriti në çerekfinale të Kampionatit Evropian 2024 dhe fitoi titullin e Ligës së Kombeve në vitin 2025.
Pas largimit të Martinezit, zëvendësuesi i tij u gjet menjëherë. Është vendosur që trajneri me përvojë, Jorge Jesus, të jetë përzgjedhësi i ri i Portugalisë.
Jesus është 71 vjeç, ndërsa sipas “A Bola”, palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë katërvjeçare.
Portugalia është një nga vendet pritëse të Kampionatit Botëror 2030, së bashku me Spanjën dhe Marokun, dhe është kualifikuar automatikisht për këtë turne. (Safet Ademi, TVM2)
