Kos: BE-ja nuk i ka dhënë garanci asnjë vendit kandidat

08.07.2026 12:12

Asnjë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian...

Asnjë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri më tani nuk ka marrë, e as nuk mund të marrë garanci se gjatë procesit të negociatave nuk do të shfaqet ndonjë kontest i ri dypalësh.

Kështu ka deklaruar për agjencinë MIA komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila sot do të jetë në vizitë zyrtare në Shkup, ku do të pritet nga kryeministri Mickoski.

Kos theksoi se përparimi në bisedime kërkon elementin kyç besimin ndërmjet vendeve anëtare dhe atyre kandidate.

“Sipas përvojës sime, një besim i tillë ndërtohet kryesisht mbi dy elemente: përmbushjen e obligimeve dhe qëndrimin e vendeve kandidate ndaj BE-së dhe shteteve të saj anëtare. Kjo fillon me marrëdhënie të mira fqinjësore. Kur besimi i ndërsjellë rritet, procesi i anëtarësimit bëhet më i sigurt. Jam e bindur se kjo do të ishte rasti edhe për Maqedoninë e Veriut. E vërteta është se asnjë vend kandidat nuk ka marrë ndonjëherë garanci se gjatë procesit të anëtarësimit nuk do të lindë ndonjë kontest tjetër, deri në momentin kur shteti i fundit anëtar ta ratifikojë Traktatin e Anëtarësimit. Kështu funksionon procesi i zgjerimit të BE-së. Është e rëndësishme që ky realitet të pranohet.”, deklaroi eurokomisionarja Kos.