Siljanovska në Samitin e NATO-s në Ankara: Evropa e zgjeruar është më e fuqishme
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova...

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, po merr pjesë në Samitin e 36-të të NATO-s, ku temat kryesore janë forcimi i mbrojtjes kolektive, investimet në aftësitë mbrojtëse, ndarja e barrës midis aleatëve, mbështetja për Ukrainën, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes dhe sfidat aktuale të sigurisë.
Siljanovska me këtë rast përcolli mesazhin se Evropë e zgjeruar dhe e bashkuar, është më e fuqishme, ndërsa fuqia e vërtetë, sipas saj, buron nga respektimi i parimeve, vlerave dhe demokracisë.
“Sot do të doja të thoja se motoja “Evropë më e fortë, NATO më e fortë” - do të thotë që një Evropë e zgjeruar dhe e bashkuar është një Evropë më e fortë.
Por, Evropa më e fortë është ajo që jeton në paqe dhe demokraci, bazuar në parime dhe vlera.
“Ky është mesazhi im”. Jam e bindur se me mençuri politike, besim të ndërsjellë dhe angazhim të vendosur mund të krijojmë zgjidhje në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë.”, - deklaroi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Siljanovska Davkova njëherësh mori pjesë në pritjen e organizuar nga nikoqiri presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Pjesë e delegacionit shtetëror në Samitin e NATO-s në Ankara janë edhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Sashko Lafçinski.
Shefi i diplomacisë Mucunski, ka takuar me këtë rast sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, dhe me ministrin e Jashtëm holandez, Tom Berendsen.
Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe evropiane, si dhe bashkëpunimi brenda NATO-s. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, mori pjesë në pritjen për ministrat e mbrojtjes, të organizuar nga ministri Turk i Mbrojtjes Kombëtare, Jashar Gyler, ku edhe iu drejtua të pranishmëve.
Me këtë rast, Misajllovski theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë dy vendet, si shembull i ndërtimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe.
Misajlovski i informoi kolegët e tij rreth investimeve nga buxheti i Maqedonisë në zhvillimin e mbrojtjes që tejkalojnë 4 deri më 5 për qind të buxhetit të planifikuar që duhet të arrihet në 10 vitet e ardhshme. (Fitim Kryeziu, TVM2)
