Eurokomisionarja Kos me porosi në Shkup: S’ka integrim me garanca paraprake

08.07.2026 15:37

Eurokomisionarja për Zgjerim, Marta Kos...

Eurokomisionarja për Zgjerim, Marta Kos, pas takimit në Shkup me kryeministrin Mickoski, ripërsëriti qëndrimin e intervistës së fundit të saj se integrimi në BE nuk ndërtohet mbi baza të garancave paraprake, por mbi punën dhe përkushtimin që kërkojnë aspiratat që çojnë në familje evropiane.

Ajo përsëriti edhe nevojën për ndryshimet kushtetuese, që mundësojnë hapjen zyrtare të negociatave me Unionin.

Duke folur për besimin në fqinjësi të mirë, Kos tha se ky atribut  ndërtohet me vepër, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, mbylljen e kontesteve në mënyrë paqësore, përkrahjen e stabilitetin rajonal, e cila njëherësh mori shembull raportet e mëhershme mes Gjermanisë dhe Francës.

“Zgjerimi i BE-së nuk është e ndërtuar mbi baza të garancave që jepen prej përpara, por ndërtohet mbi besimin, obligimet, përkushtimin, realizimin dhe punë të palodhur. Ndryshimet kushtetuese mbeten hap i patjetërsueshëm i radhës për fillimin formal të procesit aderues. Për këtë arsye, edhe njëherë inkurajoj Qeverinë që ta fillojë procesin që mund të sjellë shpejt ndryshimet kushtetuese. Siç mund të shihni,  BE-ja dhe zgjerimi i saj po ec përpara. për një vit e gjysmë të kaluar kemi bërë më shumë nga 15 vitet e mëhershme. Ekziston perspektivë reale që deri në vitin 2028 BE-ja të ketë edhe një vend anëtar nga territori i Ballkanit Perëndimor, dhe, gjithsesi, Maqedonia e Veriut duhet të lëvizë mes atyre vendeve që lëvizin përpara.”, - deklaroi eurokomisionarja për Zgjerim, Marta Kos.

Mickoski: Mos të bilateralizohet procesi integrues

Ndërkohë kryeministri Mickoski vazhdon të këmbëngulë që procesi eurointegrues të mbetet proces i ndërtuar mbi merita e jo mbi baza bilaterale. Shton se çdo vendim afatgjatë duhet të krijohet mbi respektin e ndërsjellë, mbrojtjen e dinjitetit nacional dhe perspektivën e parashikueshme evropiane. Megjithatë, shefi i ekzekutivit thotë se nuk kemi alternativë tjetër pos integrimit evropian.

“Presim që integrimi evropian të mbetet proces që bazohet në kritere të qarta, vlera dhe në realizimin e reformave të obliguara dhe jo proces që do të ngarkohej me çështje bilaterale që krijon paqartësi dhe frustracione tek qytetarët maqedonas. Punojmë shumë të fokusuar me përkushtimin në reforma dhe agjendën reformuese dhe si rezultat i kësaj pune të përkushtuar, siç nuk e ka bërë askush në të kaluarën, do të marrim mjete shtesë që  kemi merituar me këtë punë. Me angazhim ne do të dëshmojmë se mundemi edhe më mirë edhe më shumë, në periudhën që vijon. Në këtë drejtim do të vazhdojmë të punojmë, ndërsa për ne për momentin nuk ka asnjë opsion tjetër, e as plan B.  Opsioni i vetëm është anëtarësimi në BE dhe përkushtimin në pjesën e realizimit të reformave.”, - theksoi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.                                                      

Në thelbin e bisedës së eurokomisionares për Zgjerim dhe kryeministrit janë biseduar edhe reformat, me ç’rast Kos pati lëvdata për vendin, duke shtuar se 90% nga 10 reformat me afat qershorin u realizuan, e cila  shpreson se do të gjendet konsensus politik edhe për kodin zgjedhor.

Kos gjatë qëndrimit në Shkup vizitoi edhe konviktin "Stiv Naumov", i rinovuar  me mjete evropiane. Ajo u shoqërua nga ministri për çështje evropiane Bekim Sali dhe ministrja e arsimit, Vesna Janevska.
 
“Ky është një  investim dhe dëshmi për bashkëpunimin që e kemi angazhimin e vendit për realizimin e të gjitha kritereve hapat e nevojshëm për  integrimin e vendit tonë në BE. Me këtë kemi pasur sukses të fitojmë grante, respektivisht përkrahje financiare, për investime në investime kapitale, ashtu edhe si i sotshmi në konviktin studentor "Stiv Naumov".”, - u shpreh zëvendëskryeministri Bekim Sali.
 
Tema e procesit eurointegrues dhe e reformave është shtruar edhe na takimin bilateral mes eurokomisionares për zgjerim dhe kryetarit të kuvendit Afrim Gashi. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)