Policia shqiptare sqaron rastin në Qafë Thanë për zyrtarët e VLEN-it

09.07.2026 18:04

Autoritetet shqiptare thonë se nuk i kanë penguar tre zyrtarët e VLEN-it...

Autoritetet shqiptare thonë se nuk i kanë penguar tre zyrtarët e VLEN-it për t’u futur dje në Republikën e Shqipërisë, por pengesë ka qenë vetëm një person i katërt që ka qenë me ta dhe ka pasur pengesë ligjore për t’u futur në Shqipëri.

“Dje në pikën kufitare të Qafë Thanës janë paraqitur katër shtetas me qëllim për të kaluar në kufi. Tre prej tyre dispononin edhe pasaporta diplomatike dhe u është bërë me dije që ata mund të vazhdonin, por një person i shoqëruar së bashku me ta, i cili kishte pengesa të ligjshme në kufi, nuk ka mundur të udhëtojë drejt Republikës së Shqipërisë, në këtë kuadër, të katërt personat nuk kanë pranuar që të vazhdojnë udhëtimin dhe janë kthyer për në Maqedoninë e Veriut”, – tha Drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit shqiptarë, Skender Hita.