Maqedoni
Rriten sërish çmimet e karburanteve nga mesnata
13.07.2026 14:20
KRrE ka miratuar vendimin për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës....

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit ka miratuar vendimin për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës.
Sipas vendimit, nga mesnata çmimet e karburanteve do të rriten mesatarisht për 3,59%.
Çmimet e benzinave rriten me 1,5 denarë për litër. Kështu, një litër EUROSUPER-95 do të shitet me 87,00 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER-98 me 89,00 denarë.
Rritje më të madhe pëson nafta, e cila shtrenjtohet me 5,5 denarë për litër. Pas rritjes, një litër EURODIZEL do të shitet me 88,00 denarë.
