Robert Millosheski zgjidhet ushtrues detyre kryetar i Komunës së Bërvenicës
Komuna e Bërvenicës njofton opinionin se sot....

Komuna e Bërvenicës njofton opinionin se sot, më datë 13.07.2026, Këshilli i Komunës së Bërvenicës mbajti seancë të jashtëzakonshme në të cilën u morën vendime për funksionimin e mëtejshëm të institucionit, pas ndarjes nga jeta të kryetarit të ndjerë Jovica Ilievski.
"Iniciuar dhe mbështetur në nenin 54 paragrafi 1 pika 2 dhe paragrafi 5 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Këshilli i Komunës me shumicë votash mori vendim që Kryetari i deritanishëm i Këshillit, Robert Millosheski, të emërohet Ushtrues Detyre (u.d.) Kryetar i Komunës së Bërvenicës. Zoti Millosheski do ta udhëheqë komunën dhe do të menaxhojë punët e saj deri në shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale për kryetar të ri".
"Për shkak të marrjes së funksionit të ri, z. Millosheski i pezullohet pozita e tij në Këshill, me çka Këshilli i Komunës së Bërvenicës, në po të njëjtën seancë, zgjodhi këshilltarin Mirosllav Dailovski si Kryetar të ri të Këshillit të Komunës", - thonë nga Komuna e Bërvenicës.
