Maqedoni
Kumanovë, MPB-ja kallëzim penal për dhunueset e të miturës
14.07.2026 11:04
Pas disa ditësh alarmimi në rrjetet sociale, më në fund është zbardhur rasti me dhunën e ushtruar ndaj një vajze të mitur në Kumanovë....

Pas disa ditësh alarmimi në rrjetet sociale, më në fund është zbardhur rasti me dhunën e ushtruar ndaj një vajze të mitur në Kumanovë. Është ngritur kallëzim penal ndaj një 18-vjeçareje dhe dy vajzave tjera të mitura.
Në të vërtetë SPB e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal ndaj P.A. 18 vjeçe nga fshati Llojan i komunës së Likovës, si dhe ndaj dy vajzave të mitura të moshës 14 dhe 15 vjeçare nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale "dhunë" sipas nenit 386 alinea 3 të Kodit Penal.
"Më datë 13.03.2026 rreth orës 18:00 e kanë ftuar vajzën 14-vjeçare të dalë nga shtëpia e saj, duke e bindur që të futet në një objekt në afërsi të qendrës sportive "Sokollana" në Kumanovë. Aty fillimisht e kanë fyer e pastaj edhe fizikisht e kanë dhunuar me ç'rast tërë ngjarjen e kanë xhiruar me telefon celular. Pas dhunës së kryer e kanë kërcënuar të dhunuarën që të mos e denoncojë rastin në polici dhe të mos flasë për materialin e xhiruar, duke e kërcënuar se në të kundërtën do t’i ndodhë diçka edhe më e keqe.", thuhet mes tjerash në komunikatën e SPB - Kumanovë.
Rasti në fjalë ka shkaktuar reagime të shumta për çfarë edhe pritet që organet e drejtësisë tërësisht ta zbardhin rastin.
FATLUM AQIFI
