Maqedoni

Kryesia irlandeze e BE-së prezanton prioritetet në Kuvend

15.07.2026 10:34

Programi i Irlandës si kryesuese e BE-së bazohet në tre prioritete kryesore....

Programi i Kryesisë irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian për periudhën korrik–dhjetor 2026 do të prezantohet sot në Kuvend.
 
Ambasadori i Irlandës, Brendan Ward, do t’i prezantojë prioritetet e Kryesisë irlandeze të Bashkimit Evropian në seancën e përbashkët të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime.
 
Programi i Irlandës si kryesuese e BE-së bazohet në tre prioritete kryesore: konkurrueshmërinë, vlerat dhe sigurinë. Një vend të rëndësishëm zë edhe procesi i zgjerimit, por me vendet kandidate që kanë përparuar më së shumti në negociata, si Mali i Zi dhe Shqipëria.
 
Maqedonia e Veriut nuk përmendet si prioritet apo si vend për përparim të menjëhershëm, çka do të thotë se nuk është në qendër të agjendës, por mbetet pjesë e përgjithshme e procesit të zgjerimit, pa theks të veçantë në këtë fazë.