Maqedoni
Parashikim i motit
16.07.2026 11:19
Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite pritet paraqitje lokale e motit të paqëndrueshëm, e shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 11 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale nga 31 deri në 38 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë në 37 gradë Celsius.
