Maqedoni
Vetëm 5 muaj në Gjykatën Kushtetuese, Goce Naumovski dha dorëheqje
16.07.2026 15:38
Gjykatësi kushtetues Goce Naumovski e ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Kuvend....

Gjykatësi kushtetues Goce Naumovski e ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Kuvend. Nga Kuvendi thonë se e kanë pranuar dorëheqjen, e cila është arkivuar, por ende nuk është dorëzuar deri te kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Goce Naumovski u zgjodh gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në shkurt të këtij viti, me propozim të Kuvendit.
Naumovski është profesor në Katedrën e së Drejtës Romake në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”. Para zgjedhjes në Gjykatën Kushtetuese, ai ishte këshilltar i kryeministrit. Ai u propozua për gjyqtar kushtetues nga shumica qeverisëse.
