Mucunski takon Zv.Sekretarin e shtetit të SHBA-ve
Në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington...

Në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka realizuar një takim pune me Zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Kristofer Landau.
“Dy vendet tona kanë pozita të afërta dhe të harmonizuara për spektër të gjerë politik, ekonomik dhe të sigurisë. Në një bisedë të hapur, miqësore dhe të përmbajtur e konfirmuam përcaktimin e përbashkët për përforcim të mëtejshëm të partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit dypalësh, në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, njoftoi Mucunski.
Fokusi u vendos në bashkëpunimin në fusha konkrete – mbrojtje dhe aleanca në NATO, ekonomik, energjetikë dhe lidhshmëri rajonale.
"Shkëmbyem mendime edhe për gjendjen në rajon, si dhe për rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook,ministri Mucunski.
