Maqedoni

Zeqiri: Në Tetovë uji është i pijshëm

22.07.2026 15:45

Pas rastit me ndotjen e ujit në Gostivar, në Tetovë po bëhen çdo ditë analizat e ujit....

Pas rastit me ndotjen e ujit në Gostivar, në Tetovë po bëhen çdo ditë analizat e ujit. Drejtori i ndërmarrjes publike komunale “Sharri”, Valon Zeqiri siguroi se në Tetovë uji është i pijshëm.
 
“Analizat na tregojnë se uji në Tetovë është i pijshëm dhe nuk ka asnjë problem, prandaj qytetarët mund ta konsumojnë lirisht. Jemi duke marrë masa të rrepta në këtë drejtim. Ne gjithmonë kemi marrë masa të rrepta për mbrojtjen e ujit të pijshëm në qytetin e Tetovës. Për momentin i kemi shpeshtuar kontrollet. Më parë i kemi bërë dy herë në javë, pasi aq ka pasur nevojë, sepse ne gjithmonë kemi pasur ujë të pastër dhe të pijshëm. Tash do t’i shpeshtojmë dhe do t’i bëjmë analizat çdo ditë, që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe ta përdorin ujin çdo ditë me siguri të plotë.”, - u shpreh drejtori i NPK “Sharri”, Valon Zeqiri.