Liga e Konferencës, Bravo-Shkëndija nga ora 20:45 në TVM2

23.07.2026 17:30

Shkëndija sot nga ora 20:45 minuta në transfertë kundër Bravos nga Sllovenia...

Shkëndija sot nga ora 20:45 minuta në transfertë kundër Bravos nga Sllovenia, vazhdon rrugëtimin e saj evropian në Ligën e Konferencës, në të cilën në sezonin e kaluar arriti deri në fazën e garave me eliminime.

“Patjetër që na pret një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse unë e kam potencuar edhe tek konferencat e tjera që Kupat e Europës kanë një specifikë që sa më shumë raunde të kalosh, vështirësitë aq më shumë shtohen. Çfarë do të thotë, duhet të jemi të gatshëm 100% nga i pari deri tek i fundit për një performancë ose për një pjesë të parë 90 minutëshe që na pret këtu në Slloveni. Sepse është me patjetër që të kemi një performancë të mirë si nga aspekti teknik ashtu edhe nga aspekti taktik, pasi na duhet pastaj për vazhdimësinë, sepse janë ndeshje të forta. Patjetër që duhet një qasje serioze. Mendoj që nga i pari deri tek i fundit duhet të japim maksimumin, sepse ndeshjet e tilla janë specifike, duke marrë parasysh edhe vështirësinë që ta jep kundërshtari.”- u shpreh trajneri i Shkëndijës, Artim Pollozhani.

“Mendoj që në Europë nuk besoj që ka ekip të dobët dhe që luan në këtë nivel, kështu që ekipi ka punuar shumë mirë dhe besoj që është e gatshme. Shpresojmë që të kemi fatin dhe të arrijmë atë që dëshirojmë, kalimin tutje.” – deklaroi mesfushori kosovar i Shkëndijës, Endrit Krasniqi.

Ndeshjen NK Bravo-Shkëndija, nga ora 20:45 minuta do ta ndiqni në transmetim direkt në TVM. (Safet Ademi, TVM2)