Klopp trajneri i ri i kombëtares gjermane
Trajneri gjerman Jurgen Klopp (59)...

Trajneri gjerman Jurgen Klopp (59) është emëruar zyrtarisht selektor i ri i kombëtares së Gjermanisë, ka njoftuar Federata Gjermane e Futbollit (DFB).
Strategu 59-vjeçar nënshkroi sot në kampusin e DFB-së në Frankfurt një kontratë katërvjeçare. Klopp do të drejtojë Gjermaninë në ndeshjet e Ligës së Kombeve, si dhe në kualifikueset për Euro 2028 dhe për Kupën e Botës 2030.
Debutimi i tij në pankinën e “Pancerave” do të jetë më 24 shtator ndaj Holandës në Amsterdam, në ndeshjen hapëse të Gjermanisë në Ligën e Kombeve.
Në këtë post, Klopp zëvendëson Julian Nagelsmannin, i cili dha dorëheqje më 3 korrik, pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës.
Mediat gjermane raportojnë se DFB nuk do të paguajë dëmshpërblim për prishjen e kontratës së Kloppit, por në vend të kësaj do të dhurojë një milion euro për fondacionin jofitimprurës të Red Bullit, “Wings for Life”, i cili mbështet kërkimet shkencore për trajtimin e dëmtimeve të palcës kurrizore.
