Prenga premton fitore me nokaut ndaj Joshuas

24.07.2026 18:40

Boksieri shqiptar Kristian Prenga...

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka folur për mediat para duelit të  së shtunës ndaj Anthony Joshua, përballje që do të zhvillohet në Jeddah.

Ai tha se jo vetëm që do të mposhtë rivalin britanik, por do ta anullojë duelin e shumëpërfolur mes Joshua e Tyson Fury në fund të vitit.

Prenga, i ka fituar të gjitha 20 duelet profesionale me nokaut. Megjithatë  Joshua e konsideron luftën me boksierin shqiptar si një sfidë përgatitore para duelit me Tyson Fury.