Maqedoni
Parashikimi i motit
26.07.2026 11:22
Mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare lokale

Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë pas here e përforcuar. Në pjesët perëndimore era do të jetë nga drejtimi perëndimor, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit nga drejtimi juglindor.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 7 deri në 16 gradë, ndërsa ato ditore do të arrijnë nga 28 deri në 35 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
