Maqedoni
63-vjetori i tërmetit katastrofik në Shkup
26.07.2026 11:34
Shkupi sot shënon 63-vjetorin e tërmetit katastrofik që ndryshoi përgjithmonë pamjen e qytetit...

Shkupi sot shënon 63-vjetorin e tërmetit katastrofik që ndryshoi përgjithmonë pamjen e qytetit, mori mbi një mijë jetë njerëzish, la mijëra të plagosur dhe dhjetëra mijëra banorë pa shtëpi.
Në kuadër të përkujtimit, një delegacion i Kuvendit dhe përfaqësues të Qytetit të Shkupit do të vendosin kurora me lule pranë monumentit të viktimave të tërmetit katastrofik në varrezat e Butelit.
Programi i mbrëmjes do të nisë në ora 19:30 në Muzeun e Qytetit të Shkupit me hapjen e ekspozitës “63 vjet – Shkupi ’63”, me autore Zoja Bogdanovska. Në ora 20:30 do të hapet edhe ekspozita “Arkivi i dhimbjes: Shkupi 1963”, e përbërë nga fotografi të papublikuara më parë të Vasil Haxhimanov, të realizuara gjatë ceremonive mortore pas tërmetit.
Përkujtimi do të përmbyllet me koncertin “Shkupi, gëzimi im”, kushtuar këngëve të njohura të Dragan Mijallkovskit, i cili do të mbahet nga ora 21:00 pranë shatërvanit “Lotus” në Parkun e Qytetit.
Tërmeti i Shkupit i vitit 1963 njihet si një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e qytetit, por njëkohësisht edhe si një moment kur bota tregoi solidaritet të jashtëzakonshëm, duke ndihmuar në rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Shkupit.
