Ekonomi

Rriten çmimet e derivateve, çmim i ri edhe për ngrohjen nga 1 gushti

27.07.2026 13:04

Nga mesnata riten çmimet e derivateve të naftës....

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka miratuar vendim për rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 4.55 për qind, në krahasim me vendimin e datës 20 korrik 2026. Sipas vendimit të ri, benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3 denarë për litër dhe do të shiten me çmim prej 93 dhe 95 denarë për litër. Çmimi i EURODIZELIT rritet për 4.5 denarë dhe tani do të kushtojë 98 denarë për litër. Rritje ka edhe te vaji ekstra i lehtë për amvisëri, i cili do të kushtojë 98 denarë për litër, si dhe te mazuti, çmimi i të cilit rritet për 2.72 denarë për kilogram. Drejtori i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Aco Ristov, paralajmëroi se rritje të çmimeve pritet të ketë edhe te ngrohja qendrore.
 
“Komisioni Rregullator ka vendosur që për këtë vit të kemi rritje minimale të çmimeve për ngrohjen qendrore apo 5.96 për qind do të jetë çmimi i propozuar për rritje. Këto çmime janë të përllogaritura në bazë të marrëveshjeve me dy për t’u pajisur me gaz deri në fund të vitit. Kjo çmimore me të cilën sigurohet ngrohje për Qytetin e Shkupit, është më të ulëta në rajon. Po ashtu numri i amvisërive gradualisht po rritet. Vetëm vitin e kaluar kishim rreth 1.200 kyçje të reja.”, - deklaroi kryetari i KRrE-së, Aco Ristov. 
 
Të gjitha këto rritje, si tek derivatet e naftës si në sigurimin e gazit për ngrohjen qendrore, rol të madh po luan situata e paqëndrueshmërisë politike në Lindjen e Mesme. Vlen të përmendet se me vendimin e mëparshëm, Komisioni Rregullator rriti çmimin e naftës me gjashtë denarë, ndërsa çmimi i benzinës me tre denarë. Qeveria thotë se Maqedonia mbetet vendi me çmimet më të lira të karburanteve dhe se janë të gatshëm të ndërhyjnë, nëse çmimet në bursat botërore rriten ndjeshëm. 
 
FITIM KRYEZIU