NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet": Uji është i pijshëm në Shkup
Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimet" në Shkup...

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimet" në Shkup ka publikuar raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.
Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, sipas rezultateve të testimit, d.m.th. të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 20.07.2026 deri më 24.07.2026 mori 195 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 195 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 45 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
