Ribalanci i Buxhetit, Hasani: Shqiptarët të përjashtuar nga prioritetet
BDI sërish ka reaguar ndaj ribalancimit të Buxhetit...

BDI sërish ka reaguar ndaj ribalancimit të Buxhetit për vitin 2026.
Sipas integristëve, Qeveria po injoron interesat e shqiptarëve, pasi nuk ka pranuar asnjë nga amendamentet e propozuara nga opozita shqiptare e që kanë synuar përmirësimin e kushteve të jetesës në komunat me shumicë shqiptare.
“Në vend që të korrigjojë pabarazitë, kjo Qeveri po i thellon ato. Në vend që të investojë aty ku nevojat janë më të mëdha, ajo vazhdon të favorizojë të njëjtat zona dhe të lërë pas dore komunat shqiptare. Shifrat flasin vetë. Mjetet për zhvillim të barabartë rajonal janë ulur. Nuk ka mjete për Klinikën Universitare në Tetovë. Nuk ka rritje të investimeve për komunat shqiptare. Ndërkohë, çdo propozim i opozitës shqiptare është refuzuar pa asnjë gatishmëri për dialog. Ky është një mesazh politik shumë i qartë. Kjo Qeveri flet për barazi, por kur vjen momenti për ta dëshmuar atë përmes buxhetit, shqiptarët mbeten jashtë prioriteteve.”, - deklaroi deputeti i BDI-së, Ilir Hasani.
